Raportohet për të shtëna me armë zjarri në një aheng

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 19:51
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në një aheng

Stacioni i policisë në Kaçanik, sot rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se gjatë një ahengu familjar në një restorant në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka pasur të shtëna me armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin, “A.G ( M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, njofton policia.

I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar arma e zjarrit.

Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës”


(Kosova Sot Online)