Presidentja Osmani: Jemi me aleatët amerikanë në këtë kohë tragjike

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 20:00
Presidentja Osmani: Jemi me aleatët amerikanë në këtë kohë tragjike

Nga një seri të shtënash në dy zona të ndryshme të qytetit Lewiston në verilindje të Shteteve të Bashkuara, 22 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj të pranishmëve në një sallë lojërash bowling, shkruajnë mediat ndërkmbëtare.

Lidhur me rastin tragjik ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave të të shtënave masive të tmerrshme në Lewiston, Maine”, tha Osmani.

“Zemrat tona janë për banorët e Lewiston dhe ne qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë në këtë kohë tragjike”, theksoi ajo.

(Kosova Sot Online)