Latifi: Tash mundemi me i pa shkëndijat e para të ndryshimit të pozicionit të Kosovës

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 21:51
Latifi: Tash mundemi me i pa shkëndijat e para të ndryshimit të pozicionit të Kosovës

Analisti Blerim Latifi vlerëson se sonte pas takimeve që kryeministri Albin Kurti pati në Bruksel, është tejkaluar ngërçi mes Qeverisë dhe BE-së dhe se Kosova më nuk shikohet “si delja e zezë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ajo çka mundemi me konstatu nga këto deklarata që pam, se deklarata e Qeverisë së Kosovës është një përmbledhje e fjalimit që kryeministri Kurti ka mbajtur brenda takimit…Çfarë ka thënë Kurti në atë takim ne e kemi në atë deklaratë sepse po të ishte një komunikatë tjetër do të ishte kondensuar. Ne e dimë saktë Kurti çfarë ka thënë në takim…”, tha Latifi

“Mbetet të shihet si do të veprohet më tutje, a do të ketë takime nesër ose gjatë javës tjetër, krejt kjo varet nga zyra e Borrellit, e cila e menaxhon këtë proces”, tha ai.

“Ajo çka shihet është se më në fund ai ngërçi i madh mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi atë se ku duhet të fillojë procesi i zbatimit që është arritur në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, është tejkaluar…Si duket Kurti është pajtu”, tha ai.

“Si duket se është tejkaluar ky ngërç”, ritheksoi Latifi.

“Ne tash mundemi me i pa shkëndijat e para të ndryshimit të pozicionit të Kosovës, ku Kosova nuk shikohet më si delja e zezë e procesit, nuk shikohet se po e bllokon procesin..”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)