Gërvalla: Bashkimi Evropian duhet ta sanksionojë Serbinë për agresionin më 24 shtator

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 22:06
Gërvalla: Bashkimi Evropian duhet ta sanksionojë Serbinë për agresionin më 24 shtator

Serbia ka refuzuar edhe një herë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një reagimi në platformën X, ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta sanksionojë Serbinë për agresionin terrorist më 24 shtator.

Ka shtuar se çdo vonesë do të shërbejë për përshkallëzim.

”Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.

Të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian ka është diskutuar për Marrëveshjen Bazë Kosovë – Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar që të nënshkruajë. 

(Kosova Sot Online)