Prizren: Gjendet i varrosur një trup i pajetë, dyshohet se i takon kohës së luftës

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 09:00
Prizren: Gjendet i varrosur një trup i pajetë,  dyshohet se i takon kohës së luftës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prizren ka gjetur një trup të varrosur, i cili dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se gjetjet e trupit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe identifikim.

“Gjatë hetimeve është gjetur i varrosur një trup i pajetë që dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës. Gjetjet e trupit janë dërguar në IML për obduksion si dhe për identifikim në bazë të analizave të ADN-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)