Takimi i Grenellit me Ali Ahmetin, Basha: Pse duhet shqiptarët me bisedu me të, kur Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk e përfaqëson askënd

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 10:45
Takimi i Grenellit me Ali Ahmetin, Basha: Pse duhet shqiptarët me bisedu me të, kur Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk e përfaqëson askënd

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dje ka takuar ish të deleguarin amerikan për Ballkanin, Richard Grenell në kohën e administratës së Donald Trump, ndërsa kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

E lidhur me këtë takim, ka reaguar deputeti i VV-së, Dimal Basha, i cili pyet pse duhet të takohen shqiptarët me Grenellin kur Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ai nuk e përfaqëson askënd.

Postimi i plotë I Bashës:

Vuçiqi e ka nderu si argatin më t’mirë, dhe t’nesërmen e paska pritë Ali Ahmeti, ku po thotë që në këtë takim kanë fol për dialogun Prishtinë – Beograd. Pra paskan fol për bisedimet mes Përparim Ramës dhe Aleksandër Shapiçit, kryetarit të Beogradit!

Dy pyetje, pse duhet shqiptarët me bisedu me Grenellin për dialogun kur vet Shpia e Bardhë ka deklaru që ky se përfaqëson askënd, shto këtu faktin e historisë së tij për puçin në Kosovë. Ne e dimë pse e faktorizon Beogradi, por shqiptarët pse duhet me faktorizu?

Dhe e dyta, pse po bini pre e propagandës së Beogradit, sepse veç Serbia thotë dialogu Prishtinë – Beograd. Po besoj e dini që dialogu zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, e jo Prishtinës e Beogradit. Përparim Rama nuk udhëheq me dialogun, por Albin Kurti!

Për dund, nuk po arrij me i kuptu këto sjellje të shqiptarëve që takojnë njerëz që i kanë bë dëm Kosovës, por megjithatë po e di saktë pse sot jemi të coptum nëpër shtete, dhe pse kemi mbet t’varfër e t’manipuluar gjatë gjithë historisë!

Që thonë n’Amerikë, ku jeni nisë oj shqipe!.

(Kosova Sot Online)