Ahmeti takohet me Grenellin: Vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do të sillte paqen në tërë rajonin

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 11:12
Ahmeti takohet me Grenellin: Vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do të sillte paqen në tërë rajonin

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka treguar se dje është takuar në Shkup me ish-emisarin amerikan, Richard Grenell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ahmeti tha se me të foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe se erdhën në përfundim se normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sillte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin.

“Mbrëmë në Shkup takova z. Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Trump për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës. Në takim diskutuam për zhvillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkërisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sillte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”.

Në takim prezent ishte edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili po ashtu vjen nga BDI-ja.

(Kosova Sot Online)