Arrestohen dy persona si të dyshuar për një plaçkitje me armë zjarri në Kaçanik

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 11:39
Arrestohen dy persona si të dyshuar për një plaçkitje me armë zjarri në Kaçanik

Policia rajonale në Ferizaj, dje ka arrestuar dy persona si të dyshuar për një plaçkitje me armë zjarri në Kaçanik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të PK’së, thuhet se në lidhje me këtë ekipe të policisë të stacionit në Kaçanik kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga aty kanë kanë mësuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit me pushkë automatike, ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të të hollave dhe të largohet këmbë në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë filluar këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa në anën kanë nisur kërkimin e personit, apo personave të dyshuar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të dy shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar: 3 armë të zjarrit , 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit , karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metalike, dorëza , maskë ,telefona, me të cilat dyshohet se është kryer grabitja.

“Dy të dyshuarit K.Ç ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.Ç ( M/K) i moshës 21 vjeçar,janë arrestuar dhe shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Grabitje dhe armëmbajtje pa leje’’, thuhet në njoftimi e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)