Gjashtë minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 14:31
Gjashtë minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore

Në ditën e katërt të grevës së tyre, gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet në mënyrë alarmante, pasi deri më tani gjashtë minatorëve iu është përkeqësuar ndjeshëm gjendja e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”

“Gjendja është alarmante. Ndihma e shpejtë po vjen dhe po merr punëtorë pasi po u përkeqësohet gjendja. Sot dita e 4-të, deri më tash janë katër punëtorë që janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Kërkesat e minatorëve janë përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

(Kosova Sot Online)