Berisha: Ajo që më përfaqësoi mua aty, ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 15:30
Berisha: Ajo që më përfaqësoi mua aty, ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka konsideruar të paligjshëm, masën e sigurisë vendosur ndaj tij nga SPAK dhe ka insistuar në kërkimin e autorizimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të tij si deputet në kushtet kur një organ i drejtësisë po i cenon lirinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Urdhri i gjykatës është i paligjshëm, - tha Berisha. - Ajo që më përfaqësoi mua aty, ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme."

"Në kushtet e Shqipërisë, kur pushteti përdoret për të vjedhur siç shohim ne, kërkesa ime bëhet e domosdoshme"

"Për parashkrimin e kam dorëzuar në parlament, por e mbajnë në sirtar. I qëndroj plotësisht për kryeministrat, - tha më tej lideri i PD-së, duke i kushtuar rëndësi barazisë para ligjit edhe për zyrtarët e lartëdhe politikanët.

"Edhe kërkesa ime nuk është se nuk është problematike., - tha ai. - Është problematike se Strasburgu e ka rrëzuar një kërkesë të tillë. E ka rrëzuar se Strasburgu insiston se imuniteti është i parlamentit për të pasur një veprimtari normale, është i deputetit për të mos pasur presione deputeti. Në kushtet e Shqipërisë, kur pushteti përdoret për të vjedhur siç shohim ne, ajo bëhet e domosdoshme."


(Kosova Sot Online)