Kurti: Shtesa më e lartë për policët është 150 euro e më e ulëta 40 euro

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 17:31
Kurti: Shtesa më e lartë për policët është 150 euro e më e ulëta 40 euro

Kemi  bërë analiza të hollësishme kur kanë marrë vendimin për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, ka theksuar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se shtesa më e lartë është 150 euro, teksa më e ulëta 40.

Tutje kryeministri deklaroi se 10% e zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë pasur të ardhura më të larta se presidentja.

“Shikoni ne kemi bërë analizat e hollësishme. Nuk mund të kemi zgjidhje partikualre. Shtesa më e lartë për rrezikshmëri është 150 euro e më e ulëta 40 euro. Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksojë edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të PK-së, që i bjen 10% të tyre kanë Pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, tha ai.

(Kosova Sot Online)