Hoti del me reagim për shtesat e rrezikshmërisë për policinë

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 19:16
Hoti del me reagim për shtesat e rrezikshmërisë për policinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtesat për zyrtarët policorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Hotit, këto shtesa janë dukshëm më të ulëta sesa ato që kanë qenë më parë.

“Shtesat për zyrtarët e policisë, të propozuara nga Kurti pas 10 muajve vonesë, janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme”, ka thënë Hoti.

“Kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të të gjithë burrave dhe grave në Policinë e Kosovës që janë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë kombëtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.


(Kosova Sot Online)