Ja kush thotë: Hera e parë që liderë të fuqive të mëdha të BE-së kërkojnë që Serbia ta japë njohjen de-facto

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 19:30
Ja kush thotë: Hera e parë që liderë të fuqive të mëdha të BE-së kërkojnë që Serbia ta japë njohjen de-facto

Qëndrimin e përbashkët të lëshuar nga kancelari Scholz, presidenti Macron dhe kryeministrja Meloni, e ka komentuar analisti  Agon Maliqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Maliqi kjo mund të jetë hera e parë që liderë të fuqive të mëdha të BE-së kërkojnë në mënyrë eksplicite që Serbia ta japë njohjen de-facto.

“Mendoj se kjo mund të jetë deklarata e parë zyrtare e fuqive të mëdha të BE-së, në të cilën Serbisë i kërkohet në mënyrë eksplicite të japë “njohje de-facto”.”, ka shkruar Maliqi.

Tre liderët ndërkohë nga Kosova kanë kërkuar që të nis Asociacionin.

(Kosova Sot Online)