Kearns del me reagim ndaj Beogradit

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 21:00
Kearns del me reagim ndaj Beogradit

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, tha se Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.

Deputetja britanike kaq shkruar se ajo i ka parë armët dhe ka takuar familjen e Afrim Bunjakut - ata e meritojnë drejtësinë.

(Kosova Sot Online)