Presidentja e Komisionit Evropian të hënën në Kosovë, cila është arsyeja e vizitës

  • S.A /
  • 28 October 2023 - 07:59
Presidentja e Komisionit Evropian të hënën në Kosovë, cila është arsyeja e vizitës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo do të udhëtojë për në Prishtinë të hënën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti..

Von der Leyen do t’ua prezantojë në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE’së për Ballkanin Perëndimor.

“Ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, thuhet në njoftim që ka lëshuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

(Kosova Sot Online )