U rrokullis me traktor derisa ishte duke punuar tokën, vdes një person në Gjakovë

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 09:59
U rrokullis me traktor derisa ishte duke punuar tokën, vdes një person në Gjakovë

Një person ka vdekur në Gjakovë, pasi duke punuar tokën, dyshohet se është rrokullisur me traktor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

(Kosova Sot Online)