Djali ja vjedh telefonin nënës së tij dhe e shet, policia ndalon një person në Zveçan

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 10:43
Djali ja vjedh telefonin nënës së tij dhe e shet, policia ndalon një person në Zveçan

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Zveçan, pasi i njëjti kishte marrë telefonin e nënës së tij dhe e kishte shitur, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Më 27.10.2023 është intervistuar i dyshuari mashkull serb, nën dyshimin se i njëjti nënës së tij viktimës femër serbe kosovare i kishte vjedhur telefonin celular dhe i kishte shitur në një mobil shop”, njofton policia.

Tutje, policia njofton se viktimës i është kthyer telefoni ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)