Berisha në objektiv, deputeti gjerman: SPAK po bën punën e tij, absurd politizimi i çështjes

  • S.A /
  • 28 October 2023 - 12:26
Berisha në objektiv, deputeti gjerman: SPAK po bën punën e tij, absurd politizimi i çështjes

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum ka komentuar vendimet e fundit të SPAK, ku me masën “detyrim paraqitje” është ish – kryeministri Sali Berisha, ndërsa dhëndri i tij ndodhet pas hekurave për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në një konferencë për mediat në Shqipëri, Krichbaum tha se SPAK po bën punën e tij, ndërsa deklaratat për politizim e janë absurde.

“Reformat nuk bëhen në dobi të Berlinit apo Parisit, por vetë vendit që të përfitojnë nga frytet e anëtarësimit në BE një ditë. SPAK-u është e përkushtuar ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Unë do të mbrohesha kundrejt të gjitha sulmeve që do të dilnin prej klasës politike kundër SPAK-ut. SPAK-u është duke bërë punën e vet në interes të qytetarëve dhe BE. Të gjitha sulmet do i konsideroja të ndaluara. SPAK do të ketë mbështetjen tonë. SPAK ka punonjës me integritet. SPAK nuk është i politizuar.

Këto sulme janë të gabuara dhe absurde. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar, por mbron funksionalitetin e parlamentit. Imuniteti garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo deputetëve përballë ligjit. Mund të pezullohet nga autoritetet kur ka të tilla procedura” tha ai.

Foli edhe për kushtet e Bundestagut për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. “Sikurse e dini ne kemi përcaktuar 15 kushte, deri tani është përmbushur pjesa më e madhe, por ka edhe disa pika të pakta, psh, reforma zgjedhore. Ligji për mediat është një tjetër kusht që duhet të plotësohet. Dhe reforma në administratën” tha ai.

(Kosova Sot Online )