Jasharaj: Kurtin dhe Qeverinë do t’ju zë mallkimi i minatorëve

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 13:56
Jasharaj: Kurtin dhe Qeverinë do t’ju zë mallkimi i minatorëve

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar për situatën me minatorët e Trepçës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Jasharaj thënë se Kurtin dhe Qeverinë e tij do ta zë mallkimi i minatorëve.

“Do t’i zë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë”, ka shkruar Jasharaj.

Jasharaj ka treguar se dje ka qëndruar për vizitë në Trepçë ku edhe ka parë teksa nxirreshin grevistët në gjendje të rëndë shëndetësore.

“ Kryeministër Kurti ty dhe Qeverinë do t’ju zë mallkimi i minatorëve. Kryeministër Kurti ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që ti drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë. I vizitova dje dhe teksa po pritnim të lëshoheshim në brendësitë e tokës , nga atje nxorën grevistë me gjendje të renduar shëndetësore e ata mallkonin institucionet dhe mendje e kishin të kolegët e tyre në thellësitë e nëntokës së Kosovës.”, ka shkruar Jasharaj.

(Kosova Sot Online)