Musliu-Shoshi: Albin mos ik prej premtimeve, mos ik prej minatorëve të “Trepçës"

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 17:26
Musliu-Shoshi: Albin mos ik prej premtimeve,  mos ik prej minatorëve të “Trepçës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas grevavë të minatorëve të Trepçës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo thotë se duhet dikush të humbë jetën apo të ndodhë ndonjë fatkeqësi, që atëherë kryeministri i vendit, Albin Kurti t’i dëgjojë kërkesat e minatorëve.

Ajo ka shkruar se Kurti nuk duhet të ju largohet premtimeve dhe as minatorëve të Trepçës.

“Po duket që duhet me humbë jetë e me ndodhë fatkeqësi që qeveria e Albini të paktën të i dëgjojnë kërkesat e minatorëve!

Albin mos ik prej premtimeve, mos ik prej minatorëve të “Trepçës.” Shko e dëgjoj kërkesat e tyre, përjeto se si është të punosh 800 metra nën tokë, pa kushte e i përbuzur.

Nënqmimi e ndëshkimi që po i bënë këtij populli e vendi do të dërgoj, shpejt, në humnerë politike!” ka thënë Musliu-Shoshi në një reagim.

(Kosova Sot Online)