Politikani shqiptar: Macron, Scholz thanë diçka që Borell e Lajçak nuk arrijnë ta thonë kurrë

  • E.K /
  • 28 October 2023 - 17:38
Politikani shqiptar: Macron, Scholz thanë diçka që Borell e Lajçak nuk arrijnë ta thonë kurrë

Politikani shqiptar dhe ish-zv.kryeministri, Genc Pollo, ka shkruar lidhur me zhvillimet që po ndodhin në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pollo ka thënë se në komunikatën e lëshuar nga Scholz, Macron dhe Meloni u tha thelbi i propozimit franko-gjerman e që është “Kosova të themelojë Asociacionin, dhe Serbia të ofrojë njohjen de-facto”.

“Kjo është një “quid pro quo” e drejtë. Derisa të krijohen kushtet për një njohje të plotë të ndërsjellë diplomatike. Puna është se duhej deklarata e përbashkët e liderëve të Gjermanisë dhe Francës për ta deklaruar këtë publikisht”, ka shkruar tutje Pollo.

(Kosova Sot Online)