Ankohet shtetasja e huaj: Hajnat më kanë vjedhur ari në banesë

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 09:30
Ankohet shtetasja e huaj: Hajnat më kanë vjedhur ari në banesë

Se persona të panjohur i kanë hyrë në banesën e saj dhe kanë vjedhur stoli ari, ka raportuar një shtetase e huaj në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“VJEDHJE E RËNDË- Fushë Kosovë,28.10.2023-12:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se  person-a të panjohur kishin depërtuar brenda në banesën e saj pa u vërejtur ndonjë dëmtim në derën e hyrjes dhe sipas ankueses nga banesa i kanë vjedhur stoli ari. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)