Osmani uron Erdoganin me rastin e 100 vjetorit të shtetit turk

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 10:07
Osmani uron Erdoganin me rastin e 100 vjetorit të shtetit turk

Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, e ka uruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani në një postim në platformën ‘X’ ka shkruar se Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë.

‘Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë’, ka shkruar Osmani.

Dita e Republikës, është një festë publike në Turqi që përkujton shpalljen e Republikës së Turqisë, më 29 tetor 1923.

(Kosova Sot Online)