Ja kush thotë grevistët e Trepçës po ushqehen fshehtas

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 12:30
Ja kush thotë grevistët e Trepçës po ushqehen fshehtas

Faqja “Trepça Sh. A.” në Facebook, ka publikuar disa fotografi duke i akuzuar minatorët e Trepçës, si “sabotues” të cilët po hanë dreka e darka, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve. Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit”, thuhet në postim.

“Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit. Për Trepça Sh.A.!”, thuhet në postimin e kësaj faqeje.

(Kosova Sot Online)