Kur fillon inspektimi në biznese për qeset e plastikës?

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 12:51
Kur fillon inspektimi në biznese për qeset e plastikës?

Qytetarët tashmë kanë filluar të paguajnë nga 5 deri në 10 cent për një qese, një muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ për qeset e plastikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa ekspertët e mjedisit dhe disa qytetarë, e kanë mirëpritur këtë vendim, një pjesë e këtyre të fundit, thonë se në Kosovë ende nuk janë kushtet e jetesës sa për të paguar qese.

Një pjesë e bizneseve po implementojnë vendimin e Ministrisë së Mjedisit për qeset e disa jo. Megjithatë, të gjithë inkurajohen nga ekspertët e çështjeve mjedisore, duke e konsideruar si hap të duhur në të mirë të ambientit dhe me kosto të përballueshme.

(Kosova Sot Online)