Çeku: Opozita që e ratifikuan dy herë në Kuvend po na thonë e pranuat Asociacionin

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 14:28
Çeku: Opozita që e ratifikuan dy herë në Kuvend po na thonë e pranuat Asociacionin

Për kritikat e tyre rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin thanë se është pranuar pa njohje, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka reaguar opozitës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke e quajtur dyftyrësi të thellë, ai ka shkruar se “e pranuat Asociacionin pa njohje” po u thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend.

Çeku ka thënë se “e gjatë dhe e mundimshme” do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që opozita ia ka shkaktuar Kosovës.

Ai thotë se nuk do të heqin dorë.

“Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Çeku.


(Kosova Sot Online)