Kearns del me thirrje për Borrellin dhe Von der Leyenin

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 14:34
Kearns del me thirrje për Borrellin dhe Von der Leyenin

Përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i heqin masat ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës, u ka bërë thirrje deputetja britanike, Alicia Kearns, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke shpërndarë një video ku Vuçiqi thotë se nuk do ta njohë Kosovën dhe se nuk pranon pranimin e saj në OKB, Kearns ka shkruar se Kosova po punon me ndërkombëtarët e Vuçiqi po refuzon.

“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.


(Kosova Sot Online)