Blinken e Cleverly bisedojnë për zhvillimet në Gaza

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 17:20
Blinken e Cleverly bisedojnë për zhvillimet në Gaza

Sekretari amerikan i Shtryit, Antony Blinken, foli dje me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, tha të dielën zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, raporton The Guardian.

Në një deklaratë, Miller tha:

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly.

Sekreteri Blinken dhe sekretari i jashtëm Cleverly afirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, diskutuan angazhimin e tyre me partnerët rajonalë për të parandaluar përhapjen e konfliktit dhe për të siguruar lirimin e pengjeve.

Ata përsëritën nevojën për të siguruar shpërndarjen e qëndrueshme të ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

(Kosova Sot Online)