Serbia i arreston dy shtetas të Kosovës

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 17:32
Serbia i arreston dy shtetas të Kosovës

Qindra policë serbë u dërguan të shtunën në zonën kufitare të Serbisë me Hungarinë, ku ata arrestuan disa persona, ku një person shtiu ndaj emigrantëve dhe vrau tre e plagosi një, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimit të Associated Press, nga operacioni i së shtunës u arrestuan dy kosovarë, nën dyshimin për kontrabandë me emigrantë dhe furnizim me armë.

Çdoherë sipas AP-së, të cilët i referohen një deklarate të policisë serbe, gjatë aksionit u gjetën edhe 54 pasaporta turke.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiq, i cili vizitoi zonën, u zotua se “ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa të largohet çdo person përgjegjës që ka kryer akt apo incident kriminal”.

Përplasja e dyshuar mes grupeve të emigrantëve ka ndodhur në magazina të braktisura bujqësore pranë fshatit Horgos. Policia tha se migranti i plagosur ka marrë ndihmë mjekësore dhe po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Shtetësia e viktimave dhe emigrantit të plagosur, si dhe detaje të tjera, ende nuk janë bërë të ditura.

Zona kufitare Serbi-Hungari shtrihet në të ashtuquajturën rrugë tokësore ballkanike të migrimit drejt Evropës Perëndimore 

(Kosova Sot Online)