Bastisjet e Speciales, Klinaku: Spektakël i radhës, kinse po bëjmë e po gjejmë diçka

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 10:18
Bastisjet e Speciales, Klinaku: Spektakël i radhës, kinse po bëjmë e po gjejmë diçka

Me urdhër të Prokurorit të Specializuar sot është bastisur banesa e ish-këshilltarit të presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, raportohet se bastisje po kryhet edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Lidhur me këto bastisje ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar Klinaku.

(Kosova Sot Online)