Blerim Shalës i është konfiskuar vetëm telefoni
Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë sot ka kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Raportohet se ish- këshilltarit të Presidentit Hashim Thaçi, i është sekuestruar vetëm telefoni.
Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj, i cili poashtu ka qenë këshilltar i Thaçit.
(Kosova Sot Online)