Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Kurti: Ua ofrova të rejat e fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 13:55
Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Kurti: Ua ofrova të rejat e fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot i njoftoi ambasadorët e QUINT-it për më të rejat e dialogut me Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas takimit me ambasadorët e vendeve më të fuqishme në Kosovë, Kurti tregoi pak në “X” se çfarë iu tha atyre.

“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovës për t’ua ofruar atyre të rejat e fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për ta kthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, shkroi Kurti.

(Kosova Sot Online)