Valon Murati: Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 14:32
Valon Murati: Nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur skepticizëm në lidhje me dy aspekte të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati, ka thënë se nuk ka Asociacion të mirë për Kosovën. Dhe se, nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës.

“Nuk ka asociacion të mirë për Kosovën. Nuk ka marrëveshje të mirë për Serbinë ku forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës. Këto dy shtylla të marrëveshjes së pranuar, të paramenduara si të hekurta nga evropianët kur i kanë vendosur në letër, shndërrohen në të qelqta sa herë vjen puna në zbatim. Në këto rrethana, me qëndrimet e palëve, me gjendjen në terren më të acaruar se kurdoherë, gati se është e paparamenduar zbatimi i zotimeve të palëve. Ndoshta ndonjëherë tjetër, në rrethana tjera dhe ndoshta edhe me një marrëveshje tjetër", ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)