Nagavci njofton se janë ndarë 3 milionë euro për studentë

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 15:28
Nagavci njofton se janë ndarë 3 milionë euro për studentë

Se është shpallur konkursi për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët të Universiteteve publike të Republikës së Kosovës, për vitin akademik 2023-2024, ka njoftuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në STEM dhe studentet që kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve.

100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor. 

Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9. 

Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master. 

20 bursa nga 7 mijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master. 

(Kosova Sot Online)