Hoti del me raegim: Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 17:10
Hoti del me raegim: Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit

Për shkak të grevës që po vazhdon, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti e ka quajtur absurd shkarkimin e udhëheqësve të sindikatës së Trepçës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti shkruan se “edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët”.

“Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha” thekson ishe Kryeministri.

Postimi i plotë në Facebook.

Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi. 

Edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët.

Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha.


(Kosova Sot Online)