Selmanaj: Vetëm Vetëvendosje dhe Kurti kanë thënë se Asociacioni nuk do të jetë në përputhje

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 17:55
Selmanaj: Vetëm Vetëvendosje dhe Kurti kanë thënë se Asociacioni nuk do të jetë në përputhje

Vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti kanë thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë në përputhje, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Selmanaj tha se nuk dinë asgjë për propozimin e ri për Asociacionin.

“Kush ka thënë që do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën? E kanë thënë vetëm këta”, tha ai.

Ai kujtoi se LVV-ja e quante “zajednicë” këtë bashkësi komunash.

“Pse u dashtë kaq shumë me pësu Kosova për ambicie të ndyra për të ardhur në pushtet?”, tha Selmanaj. “A deri këtu shkon lufta politike, ndyrësia politike?”.

Selmanaj tha se “Albin Kurti në të gjithë karrierën e vetë politike ka bërë vetëm dëme”.

(Kosova Sot Online)