Selmanaj: Kurti çdo veprim që po e bën në dialog është dështim për të por është mirë për shtetin

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 18:00
Selmanaj: Kurti çdo veprim që po e bën në dialog është dështim për të por është mirë për shtetin

Për Kosovën është “shumë mirë” që kryeministri Albin Kurti ka ndërruar qëndrim në dialog me Serbinë, ka theksuar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Selmanaj tha se çdo dështim personal i Kurtit në dialog, është mirë për vendin.

“Çdo veprim që po e bën në dialog, është dështim për të, por është mirë për shtetin”, tha Selmanaj.

“Por po harrojnë çfarë i kanë bërë Kosovës”, theksoi ai.

Deputeti tha se liberalizimi i vizave “ka mundur të ndodhte në 2016-ën”, por që s’është bërë për shkak të qasjes së Kurtit.

“Si rezultat i aventurave të tij politike, sot Kosova është në ditën e 155-të të sanksioneve ndërtkombëtare”, tha Selmanaj.

“Kjo tregon se ky ka bërë eksperimente të tilla që vërtetë e ka lëkundë shtetësinë”, tha ai.

Ai tha se duke e njohur Kurtin, druan se kjo “mund të jetë aventura e tij e radhës”

(Kosova Sot Online)