Policia jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 18:20
Policia jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

Policia ka pranuar një informatë për një person të alivanosur, sot në orën 15:00 në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kur ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatuar vdekja e viktimës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Policia ka nisur një hetim mbi këtë vdekje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, u shpreh ajo.


(Kosova Sot Online)