Von der Leyen: Tani mund të festojmë që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 20:25
Von der Leyen: Tani mund të festojmë që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë “fund çdo dyshimi” nëse qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga një janari i vitit 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu thotë, Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, në një postim në Facebook, teksa ka shpërndarë postimin e Von der Leyen, pas takimit të saj me krerët e shtetit të Kosovës.

“BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Kjo është një rrugë që BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku. Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari”, shkroi Ursula von der Leyen.

(Kosova Sot Online)