Ministria e Punëve të Brendshme del me njoftim

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 20:00
Ministria e Punëve të Brendshme del me njoftim

Të gjithë qytetarët që janë të pajisur me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, nga data 10 qershor 1999 deri me 21 prill 2022, mund ta bëjnë regjistrimin me targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njoftimi i plotë i MPB-së:

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e qeverisë Nr.01/170 të Republikës së Kosovës të gjithë ju që jeni të pajisur me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, nga data 10 qershor 1999 deri me 21 prill 2022, mund të bëni regjistrimin me targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023.

Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ju do të keni mundësi të përfitoni nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targat ilegale në targa RKS deri me datë 1 dhjetor 2023 duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. Mjetet tuaja motorike mund t’i regjistroni në cilëndo qendër të regjistrimit, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit që keni.

Ftojmë të gjithë qytetarët tanë, të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA”, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe bashkërisht të përfundojmë me sukses këtë proces.

(Kosova Sot Online)