Mblidhen këto komisione parlamentare

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 08:20
Mblidhen këto komisione parlamentare

Sot do të kenë mbledhje disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mbajë takim me përfaqësueset e Shoqatave ,, Renesanca” dhe ,,Jeta/Vita’’.

Po ashtu do të  formohet grupi punues për amendamentimin e Projektligjit për për shërbime sociale dhe familjare.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton programin Kombëtar të Shkencës 2023/2028.

Kurse Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ban dëgjim Publik për Projektligjin nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2022. Të ftuar janë bordi i RTK-së dhe Drejtori i Pergjithshem i RTK-së.

Ndërkaq Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, bën shqyrtimin e propozim vendimit të Qeverisë me kandidatët për anëtarë të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Po ashtu formohet grupi punues për Projektligjin për falimentimin dhe formimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

(Kosova Sot Online)