Rizvanolli sot raporton për gjendjen e krijuar në ndërmarrjen ‘Trepça’

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 08:28
Rizvanolli sot raporton për gjendjen e krijuar në ndërmarrjen ‘Trepça’

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, sot do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen ‘Trepça’, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ka disa ditë që minatorët e ‘Trepçës’, janë futur në grevë. Kërkesat e minatorëve grevistë janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, t’u bëhet sigurimi shëndetësor si dhe të shkarkohet menaxhmenti i Trepçës.

(Kosova Sot Online)