Ndërron jetë personi i dytë nga sulmi i së dielës me armë në Vushtrri

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 09:22
Ndërron jetë personi i dytë nga sulmi i së dielës me armë në Vushtrri

Ka vdekur edhe personi i dytë që ishte plagosur të dielën në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”

“Vushtrri 29.10.2023-15:50. Raportohet se me datën 30.10.2023 në QKUK-Prishtinë, ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tash janë arrestuar pesë persona lidhur me këtë rast.

“Policia ka arritur ti identifikoj dhe ti arrestoj dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, tha Zahiti.

(Kosova Sot Online)