Arrestohet një zyrtar policor, suspendon dy epror të Policisë në Dragash

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 09:44
Arrestohet një zyrtar policor, suspendon dy epror të Policisë në Dragash

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, që ishte përfshirë në një rrahje, teksa ka suspenduar dy epror të Policisë në Dregash, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këta të fundit janë suspenduar për arsye të mos ofrimit të sigurisë dhe menaxhim të dobët gjatë sjelljes në stacion të një të dyshuari.

Me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se në ambiente të Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë një të dyshuar në stacionin policor, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona. Së bashku me qytetarët që kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor.

Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është njoftuar Prokurori Kujdestar (P.TH Prizren) dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar (Një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil).

Lidhur me këtë rast, për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit.

Në vazhdim do të ndërmarrim edhe veprime tjera hetimore.

(Kosova Sot Online)