Von der Leyen: Ky shtet prej kohësh ka bërë më shumë përparim

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 13:56
Von der Leyen: Ky shtet prej kohësh ka bërë më shumë përparim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjerimi i BE-së është në krye të prioriteteve të Komisionit Evropian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’u bashkuar me BE. Ne jemi të lumtur të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha ajo.

Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së. “Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, theksoi ajo në një konferencë për media, gjatë vizitës së saj në Mal të Zi, shkruan Vijesti.

(Kosova Sot Online)