Aksident i rëndë në Gjermani: Disa prej viktimave janë shqiptarë

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 15:23
Aksident i rëndë në Gjermani: Disa prej viktimave janë shqiptarë

Deri tani raportohet për 5 viktima nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut, ku ka edhe shqiptarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për DPA. Mësohet se mes viktimave, 3 janë shtetas shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.

Sipas informacioneve të dpa, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.


(Kosova Sot Online)