Sociologu shqiptar: Një 65 vjeçar nuk është plak, plak quhesh pas moshës 85 vjeç

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 15:34
Sociologu shqiptar: Një 65 vjeçar nuk është plak, plak quhesh pas moshës 85 vjeç

Si ka ndryshuar familja shqiptare dhe çfarë do të thotë sot të jesh gjysh apo gjyshe ka qenë pyetja që i është drejtuar në një emision, sociologut Gëzim Tushi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tushi ka shtuar se në ditët e sotme koncepti për moshën ka ndryshuar.

Tushi ka thënë se një 65-vjeçar nuk është plak, ai ka shtuar se plak quhesh pas moshës 85 vjeç. 65 deri në 74 vjeç quhesh i moshuar i ri.

“Shoqëria e sotme shqiptare, familja tradicionale po shpërbëhet dhe po krijohet familja dinastike në kuptimin burri, gruaja dhe fëmijët.

Gjyshi është kthyer në profesion. Nëse më parë gjyshi i ka mbajtur fëmijët e fëmijëvë me rolin e kujdestarit të thjeshtë, sot është një angazhim më i madh.

Sot ka ndryshuar edhe koncepti për moshë. Një 65-vjeçar nuk është plak. Plak quhesh pas moshës 85 vjeç. 65 deri në 74 vjeç quhesh i moshuar i ri.”, shprehet Gëzim Tushi.

https://www.instagram.com/reel/CzD0j34tX5M/?utm_source=ig_web_copy_link

(Kosova Sot Online)