Kurti tregon se buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 15:43
Kurti tregon se buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha ai.

Kurti deklaroi se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se do të ketë investime të shumta.

“Ky buxhet është i të gjithve. Si Qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi”, deklaroi kryeministri Kurti.

(Kosova Sot Online)