
Kurti: Jemi ballafaquar me sfida globale më shumë sesa cilado qeveri tjetër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij është ballafaquar me sfida globale të papara më herët, ndërsa foli për sukseset e mëdha, sipas tij, gjatë këtij mandate, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Që prej marrjes së mandatit në mars të vitit 2021 e deri më tani jemi ballafaquar me më shumë sfida globale se cilado qeveri tjetër që nga paslufta”, tha ai.
Kurti përmendi pandeminë e Covid-19, inflacionin e çmimet e larta të energjisë elektrike vitin e kaluar, që siç tha ai, “nuk ishin parë asnjëherë më parë”. Një krizë e tillë “mund të ndodhë një herë në 50 vite”, tha ai.
“Megjithëkëtë ia dolëm shumë më mirë sesa të tjerët na prognozonin”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)