Bislimi pasi takon ambasadorin e ri hungarez: Hungaria vend mik i rëndësishëm për Kosovën

  • A.P /
  • 31 October 2023 - 16:47
Bislimi pasi takon ambasadorin e ri hungarez: Hungaria vend mik i rëndësishëm për Kosovën

Ambasadorin e ri të Hungarisë, Bela Bozsik, e ka pritur në takim zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Bislimi e ka përgëzuar Bozsik dhe i ka thënë atij se “Kosova ka një partner e vend mik të rëndësishëm te Hungaria”.

“Pjesë e bisedës ishte dhe rruga përpara e rajonit drejt integrimit evropian e prosperitetit si dhe siguria e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

“Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria bashkëpunojnë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)